x
f
x
f
f
f
f

Sallam çokollatë

Sallam çokollata është një ëmbëlsirë shumë e këndshme, e pelqyer nga të vegjël e të rritur.

Ndërkohë që receta klasike është pak më e vështirë dhe përmban edhe vezë, unë po ju sjell një version shumë të thjeshtë të cilin e përgatisni vetëm në 10 minuta!

Përbërësit:

  • 200 gr çokollatë për ëmbëlsira
  • 400 ml qumësht i ëmbël i kondesuar
  • 200 gr gjalpë
  • 400 gr biskota
  • 2 lugë kakao
  • Pak vanilje
  • 100 gr lajthi
Fillimisht ngrohim gjalpin me kakaon, qumështin e kondesuar dhe çokollatën për ëmbëlsira. I heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen. Biskotat i thërrmojmë në një tas dhe i shtojmë tek miksi që shkrimë. Shtojmë edhe lajthitë. Masën e vendosim në një qese celefoni dhe e rrotullojmë duke i dhënë formën e sallamit.
E vendosim në frigorifer për 4 orë. E nxjerrim, e presim në feta dhe e servirim!
No Reviews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This error message is only visible to WordPress admins
Error: There is no connected account for the user easymealstheme6.