x
f
x
f
f
f
f

Pasta shu me krem pastiçerie

Pasta shu është ëmbëlsira ime e preferuar e cila e merr emrin nga brumi shu, që është brumi i zjerë.
Nga ky brum përgatiten shumë ëmbëlsira siç është edhe profiteroli njëra prej tyre.
Zakonisht jashtë shtetit e gjeni me emrin eclair, shqiptimi ekler.
Ky brumë do pak durim dhe taktikë për t’u përgatitur dhe nuk është aspak i vështirë.
Për brumin:
  • 230 ml ujë
  • 120 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • Pakëz kripë
  • 140 gr miell
  • 4 kokrra vezë
Për mbushjen
  • 50 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 500 ml qumësht
  • 50 gr gjalpë
  • 4 të verdha vezësh
Për mbulim lart
  • 100 gr çokollatë për ëmbëlsira
  • 70 ml qumësht
Vendosim të ziejnë ujin me gjalpin, sheqerin, kripën. Sapo të ziejnë, i heqim nga zjari dhe shtojmë miellin. E trazojmë deri sa mblidhet si top në anë të tenxheres dhe e vendosim në zjarr. E punojmë aty 2 minuta me spatul. Më pas e heqim, e lëmë të ftohet dhe shtojmë vezët një e nga një duke e trazuar. Pasi masa behët kremoze, e kalojmë në qese pasticerie dhe e vendosim në tavë me formën që dëshirojmë. I pjekim në 170 gradë për 15 minuta.
Në tenxhere vendosim 400ml qumësht të ziejë me sheqerin. Sapo masa fillon të ziejë e heqim nga zjarri dhe shtojmë miellin që e kemi tretur në 100ml qumësht. E vendosim në zjarr duke e trazuae për 5 minuta dhe shtojmë të verdhat e vezëve. Shtojmë dhe gjalpin, i trazojmë akoma 2 minuta dhe e heqim kremin të ftohet me një qese celefoni të ngjitur mbi krem në mënyrë që të mos marri ajër.
Mbushim pasta shutë e pjekura me kremin duke i çarë në mes ose duke krikuar një birë të vogël.
Shkrijmë çokollatën me qumështin dhe zhysim në të vetëm pjesën e lartme të pasta shuve.
No Reviews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This error message is only visible to WordPress admins
Error: There is no connected account for the user easymealstheme6.